×
  • Lajme
  • Lajme

    Njohjet e reja të Kosovës, nën mëshirën e Amerikës dhe Turqisë

    FrontOnline
    21 Korrik 2021

    Izraeli është shteti i fundit që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

    Në fakt, i vetmi, që ka vepruar kështu në 3 vjetët e fundit.

    Marrëdhëniet diplomatike, mes vete, të dyja shtetet i vendosën më 1 shkurt të këtij viti, falë ndërmjetësimit të SHBA-së, shkruan “Front Online”.

    Lobimin për Kosovën, kësaj të fundit, po i kërkohet ta vazhdojë edhe tash.

    Është presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, që pret bashkëpunim rreth kësaj çështjeje me homologun e tij amerikan, Joe Biden.

    “Le të punojmë bashkërisht për njohjen e Kosovës. Do t’ua propozoj atyre këtë”, ka thënë ai në një deklaratë për medie.

    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvend, Ariana Musliu Shoshi tha për “Front Online” se nuk kanë informacion për këtë bashkëpunim Turqi – Amerikë, andaj kërkoi informata nga MPJD.

    “SHBA-të dhe Tuqia janë partner strategjik të Republikës së Kosovës, të cilët e kanë ndihmuar në kohë para dhe pas shpalljes së pavarësisë“, ka thënë ajo për “Front Online”.

    Deklaratën e Erdoganit e ka kundërshtuar ashpër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Ai shpreson që homologu i tij do të heqë dorë nga qëndrimi për t`i sjellë njohje të reja Kosovës.

    “Ne alternativë nuk kemi. Do të mbrojmë popullin në Kosovë, do të shihni edhe këtë se nuk jemi edhe aq të vegjël”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92 të mërkurën.

    Bideni në Evropë, Erdogani në Lindje të Mesme

    Analisti politik, Arbnor Sadiku në një prononcim për “Front Online”, ka thënë se presidenti turk Erdogan mund të lobojë te vendet islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

    “Kryesisht mund të ndikojë tek Organizata e Konferencës Islamike (apo Organizata për Bashkëpunim Islamik) është organizatë ndërkombëtare e përbërë nga 57 shtete anëtare”, u shpreh ai për “Front Online”.

    Ndërsa sipas tij, amerikani Joe Biden, mund t`ua ndryshojë mendimin disa prej vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur akoma shtetësinë e Kosovës.

    “Biden mund të ndikojë tek Greqia, Qipro, dhe më vonë tek Spanja”, theksoi shkurt ai për “Front Online”.

    Mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) u prek si temë edhe në mbledhjen e komisionit parlamentar për Punën e Jashtme dhe Diasporë.

    Kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, përmendi dialogun me Serbinë si shkak që 5 shtetet anëtare të BE-së po e shtyjnë njohjen e Kosovës.

    “Kjo nuk e zëvendëson në asnjë formë qëllimin përfundimtar që kemi si shtet, që të jemi të njohur nga këto 5 shtete në prioritet”, vlerësoi Abazi.

    Këtu u tha se mosnjohja e vendit nga 5 vende të BE-së është pengesë për aspiratat e Kosovës.

    “Një pengesë e madhe është sepse ne dëshirojmë me qenë pjesë e OKB-së, pjesë e NATO-s dhe është pikërisht mosnjohja e 5 vendeve që po na pengon nëpër këto procese”, theksoi Time Kadrijaj, deputete e AAK-së.

    117 njohje prej 2008-s – vetëm 6 në 5 vjet e fundit

    Republikën e Kosovës e kanë njohur 117 shtete deri tash.

    Vetëm 6 sosh në 5 vitet e fundit.

    Ariana Musliu Shoshi e PDK-së, fajin, ia lë mos bashkëpunimit me Amerikën.

    “Problemi kryesor që ne e kemi është se qeveria Kurti nuk ka qendrime as strategji dhe as bashkepunim me partneret tanë strategjik e posaqerisht me SHBA-të. Pra kemi nje Ministre të Punëve të Jashtme, sic e kam thënë, që nuk e ka idenë se cila është detyra dhe përgjegjesia e saj”, theksoi Shoshi.

    E analisti politik Arbnor Sadiku përmend edhe një shkaktar tjetër.

    “Ka pasur një mobilizim të Serbisë, karshi vendeve të saj aleate, që të mos njihet Kosova. Këtu ka ndikuar edhe aleanca me Rusinë dhe Kinën, si dy vende me fuqi të madhe ekonomike, politike dhe ushtarake”, pohoi ai.

    Parlamenti i Kosovës e shpalli Kosovën shtet sovran dhe të pavarur më 17 shkurt 2008.

    Serbia kërkoi opinion këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), rreth pajtueshmërisë me ligjin ndërkombëtar të deklaratës së kësaj pavarësie.

    Në korrik të 2010-s, ky institutcion tha në verdiktin e tij se shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

    /Front Online/

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.