Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj në një prononcim për FrontOnline, ka thënë se kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi po bie në kundërthënie me veten.
Kjo për shkak, siç thotë Kadrijaj, kur po kërkohet llogari e përgjegjësi, Kurti po thotë se ka vetëm tetë muaj që është në qeverisje, derisa kur vjen koha për suksese atëherë i thur lavde vetës.
Sipas tij, qytetari në Kosovë nuk ka parë ende zhvillim ekonomik.
“Zhvillim ekonomik deri më tani nuk është parë për faktin se mirëqenia ekonomike vetëm sa është duke u përshkallëzuar edhe me keq për faktin se rritja e çmimeve në cilin do sektorë dhe në çdo shportë të konsumit duke filluar nga shporta e konsumit, e tekstilit, tani energjia elektrike pritet edhe derivatet po ashtu kështu që nuk ka aspak të drejtë morale që t’i jep të drejtë vetes duke i dhënë lavde vetes për faktin se deri më tani qytetari nuk ka parë ndonjë gjë të tillë, por vetëm thjeshtë llafe”, ka thënë ai, për FrontOnline.
Ish-ministri i Financave: S’ka zhvillim ekonomik, Kurti po mendon se është në fushatë