Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka njoftuar se një pjesë e konsumatorëve që furnizohen me rrymë nga Nënstacioni Prishtina 1 do të mbeten në terr nga ora 12:00-15:00, siç kanë thënë për ta realizuar një intervenim të dosmosdoshëm, raporton portali Front Online.
“Njoftohen qytetarët e Prishtinës që si pasojë e konstatimit të një pike të nxehtë të paraqitur në fushën e transformatorit TR1 110/35/10kV në Nënstacionin Prishtina 1, me datë 16 Dhjetor 2021, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 për të mundësuar intervenimin urgjent në të. Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga nënstacioni 110/35/10 kV Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i prashikuar 50MW)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KOSTT-it, duke shtuar se ky intervenim realizohet me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
/Front Online/