×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Njëri prodhonte dhe tjetri e shiste “ilaçin” kundër COVID-19, arrestohen dy shqiptarë

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Policia shqiptare ka ndërmarrë sot një operacion në Lezhë, me ç’rast ka arrestuar një person për të cilin kishte siguruar informacione se po shiste një produkt, të prodhuar në mënyrë artizanale, për të cilin pretendonte se është ilaç kundër COVID-19.

    Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

    Sipas Policisë së Shtetit, F.F. nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

    Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal nipi i shtetasit H. F., i cili po i shiste ilaçin një klienti.

    Po në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit F.F.

    Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

    Shtetasi F.F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H.F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

    Në banesën e shtetasit F.F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

    Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.