×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Njerëzit që jetojnë dhe qëndrojnë më shumë në natyrë plaken më ngadalë

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2023

    Të qenit në natyrë bën mrekulli për trupin tonë, nga shëndeti më i mirë mendor në një zemër më të shëndetshme dhe imunitet më të fortë. Prandaj, disa mjekë përshkruajnë fjalë për fjalë qëndrimin në natyrë si një formë trajtimi.

    Hulumtimet e reja mund të kenë gjetur një shpjegim të mundshëm për disa nga këto përfitime. Praktisht, duket se njerëzit që jetojnë në zona me shumë gjelbërim zakonisht kanë një moshë biologjike më të re.

    “ Ky studim ishte një përpjekje për të përcaktuar sasinë e efekteve të dobishme të hapësirave të gjelbra në nivel qelizor“, tha ekologu social Aaron Heap i Universitetit të Karolinës së Veriut.

    Shkencëtarët analizuan 7,827 subjekte dhe mjediset në të cilat ata jetojnë dhe zbuluan se ata që jetojnë në vende me shumë parqe, kopshte, pemë dhe bimësi të tjera kanë telomerë më të gjatë. Telomeret janë skajet e kromozomeve dhe lidhen me jetëgjatësinë.

    “Kjo ishte e vërtetë pavarësisht nga raca, statusi ekonomik ose nëse subjektet pinin duhan ose pinin alkool“, shpjegoi Hipp.

    Dihet tashmë që hapësirat e gjelbra lehtësojnë nivelet e stresit. Bimët mbrojnë nga temperaturat e larta, reduktojnë ndotjen e ajrit dhe zhurmat. Hapësirat e gjelbra inkurajojnë aktivitetin fizik dhe ndërveprimet sociale dhe shoqërohen me një rrezik më të ulët të krimit.

    “Qëndrimi në gjelbërim mund të zvogëlojë moshën biologjike të një personi me 2.2 deri në 2.6 vjet“, llogaritën studiuesit.

    Megjithatë, fuqia e natyrës ka kufijtë e saj. Kur shkencëtarët morën parasysh faktorët e rrezikut si ndotja e ajrit, efektet pozitive të hapësirave të gjelbra u zhdukën./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.