×
  • Sport
  • Sport

    10 oferta për Zhegrovën, menaxheri për momentin e preferon Napolin para Realit e Barçës

    FrontOnline
    10 Janar 2025

    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka në tavolinë për yllin kosovar.

    Napolitanët e shohin 25 vjeçarin si zëvendësim potencial të Khvicha Kvaratskhelias, i cili mund të largohet nga “Diego Maradona” në janar.

    Gjithashtu, menaxheri i përfaqësuesit kosovar insiston se për momentin për klientin e tij opsion më i mirë do të ishte ai i ekipit të Antonio Contes, ku do të mundë të luante në vazhdimësi, sesa për shembull Real Madridi apo Barcelona.

    “Transferimi i Zhegrovës në Napoli varet nga shumë faktorë. Aktualisht, ai është njëri prej të paktëve lojtarë me 10 oferta nga klubet në krejt Evropën. Ai po luan mjaft mirë dhe nuk është më në situatën e njëjtë të verës së kaluar, kur transferimi do të ishte më i lehtë”, deklaroi Mezi për mediumin “Tele A”.

    “Tash Lille i ka rritur edhe kërkesat etij, posaçërisht pas disa paraqitjeve të shkëlqyeshme në Ligën e Kampionëve. Është natyrale dhe normale se ai do të marrë shumë oferta.”

    “Nuk mendoj se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis mund të shpenzojë aq shumë para në janar për një lojtar të profilit aq të lartë, shumë të cilën unë nuk jam i autorizuar ta zbuloj. Por, e përsëris, është një figurë e lartë e futbollit dhe kushton jo më pak se 40 milionë euro.”

    Kontaktet me Napolin? Po, kontaktet e para i kemi bërë tashmë në fund të nëntorit kur lojtari ishte duke shkëlqyer në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, ‘tregu’ ndryshon në vazhdimësi, çdo ditë, çdo orë, kështu që ne duhet të presim dhe t’i kuptojmë zhvillimet.”

    “Unë do ta shihja lojtarin më mirë në fanellën e Napolit sepse do të kishte më shumë shanse për të luajtur dhe është një klub i madh, i drejtuar nga një ish-futbollist i madh (Antonio Conte). Natyrisht, kur arrijnë oferta nga klube si Barcelona apo Real Madridi është e vështirë t’i thuash djaloshit të mos shkojë. Por, për momentin ne po flasim më shumë për afatin kalimtar të verës sesa për atë të janarit. Në ditët në vazhdim do t’ju japim më shumë detaje e qartësi dhe do ta kuptojmë të ardhmen e Edonit.”

    Krahas Napolit, interesim për ish-futbollistin e Baselit në Itali kanë shfaqur edhe Milani e Roma.

    Anësorin e djathtë e pëlqejnë edhe në Bundesligë e në Premierligë.

    Vlera e kartonit të Zhegrovës sipas Transfermarkt është 25 milionë euro.

    Ai i ka realizuar 8 gola në këtë sezon, prej tyre katër në Ligën e Kampionëve, tri në fazën kualifikuese dhe një në fazën e ligës dhe katër në Ligue 1.

    Ndërkohë, i ka edhe dy asistime, një në kampionatin francez dhe një në Champions. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport22 Janar 2025
    Të gjitha biletat që ishin në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley”, për ndeshjen e parë kualifikuese Angli–Shqipëri, janë shitur. Kështu...
    Sport22 Janar 2025
    Legjenda gjermane, Jurgen Klinsmann pretendon se ish-skuadra e tij, Interi, është ‘e denjë’ të jetë ‘skuadra më e fortë në Ligën e...
    Sport22 Janar 2025
    Borussia Dortmund ka njoftuar zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin Nuri Sahin pas rezultateve zhgënjyese këtë edicion. Pas humbjes shokuese me rezultat 2-1...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka mbyllur website-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane. Ky...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Një gjykatë në Itali ka dënuar me 18 vjet burgim shtetasin algjerian që vrau me një shtizë peshkimi 23 vjeçarin shqiptar Klajdi...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka qëndruar në Kosovë gjatë këtij muaji, në disa takime parazgjedhote me liderët...
    Lajme22 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter goditi pak para mesnatës qytetet e Turqisë në Egje, përfshirë Izmirin dhe Balikesirin. Tërmeti, i cili...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për popullin turk, pas humbjes së jetës së 76 personave dhe...
    Bota/Rajoni22 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.