×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një virus i ri i derrave kinezë, kandidat për pandemi!

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Një virus i ri gripi i gjetur te derrat kinezë është bërë më infektues për njerëzit, sipas një studimi.

    Ekspertët kinezë paralajmërojnë se virusi i ri duhet mbajtur nën vëzhgim për të mos u shndërruar në pandemi megjithëse sipas tyre tani për tani nuk ekziston ndonjë kërcënim.

    Ekipi i studiuesve kinezë analizoi viruset e gripit që gjenden te derrat nga viti 2011 deri në vitin 2018. Ata gjetën një lloj virusi “G4” të serisë H1N1 që ka “të gjitha shenjat kryesore të një virusi kandidat për t’u shndërruar në pandemi.”

    Disa punëtorë në një fermë derrash shfaqën nivele të larta të virusit në gjak, sipas studimit, botuar në një revistë mjekësore amerikane.

    Në studim thuhet se duhet të nisë urgjentisht vëzhgimi nga afër i njerëzve, sidomos i punëtorëve të industrisë së derrave”.

    Studimi nxjerr në pah rreziqet e viruseve që kalojnë nga kafshët te njerëzit, veçanërisht në rajone me popullsi të dendur të Kinës, ku miliona njerëz jetojnë në afërsi të fermave, thertoreve dhe tregjeve të lagët.

    Por edhe pse virusi është i aftë të infektojë njerëzit, tani për tani nuk ekziston ndonjë rrezik i një pandemie të re, sipas Carl Bergstrom, biolog në Universitetin e Uashingtonit.

    Ai shkroi në Twitter se “Nuk ka prova që “G4” po qarkullon te njerëzit, megjithë një ekspozim prej pesë vitesh… kjo është kryesorja që duhet patur parasysh.”

    tregu të detit në Wuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë.

    Në studim thuhet se derrat konsiderohen si bartës të rëndësishëm për gjenerimin e viruseve pandemike të gripit. Studimi bën thirrje për “mbikëqyrje sistematike” të problemit. /VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka një të shtunë të bukur për të gjithë shqiptarët nën tingujt e këngën “Rrjedh në këngë...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot, në ditën e fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja, deputetët do të mblidhen nga ora 14:00, para se të nis...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.