Shumë shikues u prekën nga momenti mes zhytëses olimpike Andrea Spendolini-Sirieix dhe babait të saj.
19-vjeçarja tashmë fitoi medaljen e bronztë me shokun e saj të skuadrës Lois Toulson, kështu që pritej të fitonte një medalje kur të garonte e vetme. Megjithatë, ajo zuri vendin e gjashtë dhe shpërtheu në lot pas kërcimit.
“Natyrisht që nuk është rezultati që doja, por nuk jam e zhgënjyer as me konkurrencën”, ka thënë Andrea e përlotur për BBC. Ajo pranoi se kishte një periudhë në jetën e saj kur kishte probleme me shëndetin mendor dhe se kishte raste, siç thotë ajo, që nuk donte të jetonte. “Tri vite më parë nuk doja të jetoja dhe sot jam e lumtur që marr frymë dhe kam një familje të mrekullueshme që më mbështet”.