Një person u vra dhe tetë u plagosën në një incident në një aeroport në Krime, tha ministria lokale e shëndetësisë.
“Numri i të plagosurve në vendbanimin Novofyodorovka në rrethin Saki u rrit në tetë, ndërsa një person humbi jetën”, njoftoi ministria në Telegram, raportoi TAS S.
Mësohet se mes të plagosurve janë dy fëmijë të cilët janë dërguar në spitalin e rrethit dhe nga të gjithë të plagosurit vetëm një person është mbajtur për trajtim spitalor./FrontOnline/