×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kimi pozitive me Vuçiç? Si përgjigjet Thaçi

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    “Unë nuk jam nga ata që kërcënohem apo përplasem fizikisht me presidentin e Serbisë”. Kështu u shpreh ndër të tjera presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i pyetur në emisionin “Opinion”, nëse mes tij dhe presidentit serb Vuçiç, ka një kimi pozitive.

    Duke përmendur se liderët kosovarë kanë patur edhe më parë takime me liderët serbë, Thaçi tha se nuk frikësohej të përballej me askënd nga Serbia.

    Fevziu: Përse mes jush dhe zotit Vuçiç ka një kimi pozitive ndryshe nga raportet me liderët e tjerë, që keni patur ju apo të tjerë?

    Thaçi: Ne me liderë serbë jemi takuar edhe në Rambuje, edhe në Vjenë, edhe më vonë në Bruskel. Mua nuk më funksionon kimia me liderët serbë, por ushtroj mandatin tim kushtetues dhe ligjor.

    Edhe më herët si Kryeministër i vendit edhe tani si president i Kosovës përfaqësoj shtetin e pavarur sovran. Unë nuk jam nga ata që kërcënohem apo përplasem fizikisht me presidentin e Serbisë. Ne kemi zhvilluar dialogje, kemi fituar beteja diplomatike edhe në Rambuje, edhe në Vjenë që shpallëm Pavarësinë e Kosovës,edhe në 2013, marrëveshja e Brukelsit bëri që ta rikthejmë sovranitetin në veri të Mitrovicës.

    Unë nuk frikësohem të përballem me askënd nga Serbia dhe nuk ndihem inferior, sepse të gjitha betejat diplomatike i kemi fituar. Unë përfaqësoj shtetin e Kosovës. Nëse ka komunikim normal, mendoj se është vlerë për paqen dhe jo frikë për të ardhmen.

    I pyetur më tej nëse ka një pëlqim personal apo një komunikim më të mirë mes Vuçic dhe tij, Presidenti kosovar tha se ishte takuar edhe më herët me liderë të Serbisë dhe se ky ishte një detyrim ndërkombëtar.

    “Nuk kam preferencë , por kryej obligimet e mia ligjore, qytetare. Nuk kam ndonjë inferioritet të takohem si përfaqësues i shtetit të pavarur dhe sovran dhe si fitues i betejës politike edhe ushtarake ndaj Serbisë. Kush ka inferioritet apo frikë ndaj supermacisë së rrejshme të Serbisë, është problem i atij apo i asaj”, tha Thaçi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.