×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një imigrante me Coronavirus lind foshnjën në helikopter

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Një imigrante që kishte testuar pozitive me koronavirus ka lindur foshnjën në helikopter, ndërsa ajo ishte duke u transportuar për në Sicili nga ishulli i vogël italian Lampedusa.

    Qeveria rajonale e Sicilisë të martën ka njoftuar se imigrantia ishte duke qëndruar në një qendër e paraparë për 100 persona, porse në ditët e fundit kjo qendër ishte shtëpi e dhjetëfishë më tepër personave për shkak të ardhjeve të reja.

    Që kur ka testuar pozitive, autoritetet shëndetësore vendosën ta transferonin në spitalin Cervello, në kryeqendrën e Sicilisë, Palermo, në mënyrë që të lindte sigurt. Palermo është larg një orë e gjysmë me fluturim nga Lampedusa.

    Por nuk kishte kohë. Ajo lindu në helikopter ndërsa ishte duke flutuar në bregun jugor të Sicilisë, afër qytetit Agrigento, ka njoftuar për agjencinë Reuters, zëdhënësi i qeverisë së Sicilisë.

    Qeveria e Sicilisë dhe ajo nacionale e Italisë kanë pasur mosmarrëveshje në javët e fundit në lidhje me çështjen e imigrantëve. Guvernatori Nello Musumeci ka akuzuar Romën që nuk po i jap atij mjaftueshëm ndihmë për t’u marrë me imigrantët që po vijnë nga Afrika.

    Rreth 19.400 kanë arritur në vitin 2020, krahasuar me 5200 sa erdhën në periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

    Afro 353 persona të shpëtuar në Mesdhe së shpejti do të arrijnë në Palermo dhe do të transferohen në një anije për karantinë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe padyshim krejtësisht e papërshtatshme për një qëllim të tillë....
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë një klub nate në qytetin e Koçanit, Maqedoni e Veriut, në orët e para të së...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriu, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Është formuar një ekip i veçantë i prokurorisë që do të punojë në rastin e diskotekës së djegur në Koçan, kështu deklaroi...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në spitalin Shën Naum i Ohrit- Shkup shumë familjar po presim për të marë informacione për të afërmit e tyre, njotfon Alsat....
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Marija Taseva, një 20-vjeçare e cila ka mbetur e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, dëshmoi se në momentin e shpërthimit...
    Lajme16 Mars 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё...
    Lajme16 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka nisur fushatën për parandalimin e zjarreve me moton “mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”. Në kuadër...
    Lajme16 Mars 2025
    Disa punëtorë kanë humbur jetën në vendet e punës vitet e fundit në rajonin e Prizrenit. Prokuroria konfirmoi për Gazetën e Prizrenit se ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.