Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas Policisë, mjeti me drejtuesin me inicialet Xh.S. ka aksidentuar mjetin me drejtues, shtetasin E.M., i cili ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë – informacion paraprak
Më datën 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtuesin me iniciale Xh.S. ka aksidentuar mjetin me drejtues, shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr. 6 për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.