Policia dhe mediet lokale në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se një persona është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në dy shpërthime në Abu Dabi.
Mediet lokale raportuan se një person vdiq nga shpërthimi i një cilindri të gazit në një restorant të Dubait, shkruan Reuters.
Sipas një gazete lokale, shpërthimi ka shkaktuar zjarr që e ka dëmtuar katin e parë të ndërtesës. Zjarri është vënë nën kontroll brenda 33 minutave.
Në Abu Dabi, shpërthimi i goditi restorantet “KFC” dhe “Hardees”, por nga shpërthimi janë dëmtuar edhe disa dyqane të shitjes me pakicë.
Policia e Abu Dabit tha se nga shpërthimi janë lënduar disa persona dhe se banorët e ndërtesës dhe të ndërtesave përreth janë evakuuar.