
Një grua në Drenas ka tentuar të vetëvaret mëngjesin e së dielës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Drenas mëngjesin e së dielës një grua ka tentuar të vetëvaret.
Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur në ora 07:50 të së dielës.
Po ashtu Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja e cila tentoi të vetëvaret është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.