Një fëmijë është infektuar me Coronavirus në qendrën e përkujdesje ditore të fëmijëve “Kids Academy”, raporton portali Front Online.
Lidhur më këtë zyrtarë të kësaj qendre nuk kanë pranuar të japin detaje.
Të kontaktuar nga Front Online zyrtarë të kësaj qendre kanë thënë që t’i drejtohemi Ministrisë së Arsimit apo Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.
“Nuk janë disa fëmijë, por është një fëmijë, për më shumë ju lutna drejtohuni të Ministria e Arsimit apo të Instituti i Shëndetit Publik” kanë thënë nga kjo qendër. /FrontOnline/