jë burrë e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të vogël në Ferizaj.
Rastin e ka raportuar viktima në prezencë të prindërve. Sipas saj, burri e ka ngacmuar derisa ishte duke lëvizur me motoçikletë.
“Ferizaj, 14.07.2022-18:30. Viktima femër kosovare –fëmijë, në prezencë edhe të prindërve ka raportuar se, një person i panjohur i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë e kishte ngacmuar seksualisht. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.