×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis punën Njësia e Inteligjencës brenda burgjeve

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Substancat narkotike dhe telefonat vështirë se do të futen tani e tuje brenda burgjeve.

    Një njësi e inteligjencës brenda burgjeve tashmë ka filluar punën për t’i zbuluar ata që fusin gjera ilegalisht prapa grilave.

    Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka treguar për gazetën Objektiv për detyrat që do t’i ketë kjo njësi e inteligjencës.
    “Funksioni i tij është shumë i thjeshtë, detyrat primare përmes këtij ligji do të jenë mbledhja e informacioneve për sigurinë e burgjeve dhe të burgosurve si dhe bashkëpunimi me organizatat e tjera të sigurisë ku ne informacionet të cilat e sigurojnë rendin, informacionet e mbledhura burgjeve e të cilat kanë indikacion për sigurinë kombëtare”, tha Thaçi.

    Sipas Thaçit, më pas kjo njësi do t’i plasojë informacionet te organet e tjera kompetente të sigurisë.

    “Ne do t’i plasojmë te organet e tjera kompetente për siguri. Prandaj, misioni i tyre është kaq i thjeshtë vetëm mbledhja e informacioneve dhe asgjë më shumë, sepse ata nuk kanë të drejtë hetimore, nuk kanë të drejtë operacionale. Përmes kësaj njësie sigurisht që do të organizohen edhe operacione të ndryshme, qoftë të bastisjeve dhe operacione të tjera, që ndodhin brenda shërbimit korrektues, është e mangët nëse nuk ka një informacion inteligjentë paraprak të bazuar që të jetë informacion sa ma i suksesshëm”, shtoi Thaçi.

    Edhe ekspertë të sigurisë po e shoshin si të nevojshëm themelimin e kësaj njësie.
    Drizan Shala, tha se kjo njësi është e mirëseardhur, pasi sipas tij Policia juridikisht nuk kanë të drejtë të operojnë brenda burgjeve.

    “Kjo është një indikacion bukur i mirë se krimi i organizuar brenda burgjeve do të përfundoj, aktiviteti i tyre brenda burgjeve, sepse është krijuar opinioni se në burgjet e Kosovës është duke u zhvilluar korrupsion dhe krim i organizuar, qoftë përmes të burgosurve, por duke shfrytëzuar edhe gardianë të caktuar të cilët për përftime materiale lejojnë që të futen elemente të ndryshme ilegale brenda burgjeve të Kosovës”, përfundoj Shala.

    Gjatë vitit që lëmë pas janë arrestuar tetë zyrtarë korrektues.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.