×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis hartimi i Strategjisë kundër korrupsionit 2021-2025

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri diskutoi me Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, procesin e fillimit të hartimit të Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025, transmeton Front ONline.

    Ai do të udhëheq dhe mbështet drejtimin strategjik për procesin e hartimit të strategjisë, si një nga prioritetet kryesore të punës së tij.

    Tahiri ka theksuar nevojën që procesi i hartimit të kësaj strategjie të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile, mediat dhe ekspert vendorë dhe ndërkombëtarë. Zëvendëskryeministri Tahiri ka deklaruar se ka diskutuar me krerët politik dhe institucional, duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtar, për të siguruar mbështetjen por edhe konsensusin shoqëror dhe politik në luftimin e korrupsionit në nivel të vendit.

    Strategjia e re Kundër Korrupsionit do të mbështetet në katër shtylla: 1) Sektorit politik publik; 2) Administratës shtetërore (nivelit qendror dhe lokal); 3) Zbatimit ligjit dhe gjyqësorit; dhe 4) Menaxhimit të financave publike.

    Kjo qasje strategjike siguron trajtimin e sfidave në fushën e korrupsionit, të identifikuara përmes vlerësimit të rrezikut ndaj korrupsionit të zhvilluar për sektorë të caktuar, të cilat janë zhvilluar nga projektet mbështetëse në këtë fushë. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se është krenare që mbështet ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për...
    Lajme30 Maj 2025
    Gazetarit nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli është arrestuar pasditen e së premtes nga Policia e Kosovës. Behluli ishte intervistuar dje nga...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-ministri i Energjisë, Ismet Mulaj, ka folur për FrontOnline lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Kosovë, duke theksuar...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se tashmë “mafia energjetike nuk po fshihet...
    Lajme30 Maj 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka dorëzuar zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë....
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa të guximshëm për të mbrojtur...
    Lajme30 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka reaguar ashpër pas dëmtimit dhe djegies së bunkerit në Pikën 6,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.