×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nika tregon pritshmëritë e shqiptarëve për zhvillimet politike në Mal të Zi

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika tha se që pas zgjedhjeve vendore të vitit 2019, ku partitë shqiptare mundën të fitonin drejtimin e Tuzit pati përpjekje për të bashkuar partitë politike për zgjedhjet parlamentare.

    “Pas asaj drejtuesit e partive shqiptare nisën të kontaktonin me njëri-tjetrin, kjo me ndihmë edhe të diasporës apo dhe vendeve amë si Shqipëria dhe Kosova, pati shumë kontakte dhe takime megjithatë bashkimi nuk u arrit. Besoj se nuk ishin çështjet programore ato që nuk e mundësuan bashkimin, por këndvështrimet, qasjet subjektive të liderëve që siç janë dhe rastet e shpeshta ndër shqiptarëve në rajon dhe përfundoi ashtu siç përfundoi,” – tha Nika teksa kujtoi se pas një sondazhi rreth 80 për qind e shqiptarëve mbështesnin bashkimin në një listë të vetme.

    I pyetur se çfarë rezultati mund të merrej në zgjedhje nëse partitë shqiptare do të dilnin në një listë Nika tha se do të mund të arrihej më shumë, por kjo mbetet e diskutueshme.

    “Kemi pasur përvojë dhe në vitin 2002 ku të gjitha partitë shqiptare garuan bashkë mirëpo niveli i votës, pjesëmarrjes ishte i ulët, morën më pak se ndonjëherë, ndërkohë që [në zgjedhjet aktuale] konkurrenca [mes kandidatëve] shtoi pjesëmarrjen në zgjedhje…” – u shpreh Nika teksa kujtoi se më parë shqiptarët kanë mundur të përfaqësohen deri në katër deputetë në parlamentin malazez, ndërsa me zgjedhjet e fundit u arrit të nxirreshin dy deputetë.

    Pyetur nëse mbështeste deklaratën e mëhershme të Kryeministrit Edi Rama, që ishte “pro” partisë së Milo Gjukanoviç dhe kundër opozitës që pjesë të saj kishte dhe një parti të drejtuar nga një shqiptar, Nika tha se “kjo nuk është hera e parë që ka divergjenca për qëndrimet”, tha ai për euronews albania.

    “Kjo është histori me ulje-ngritje që vazhdon dhe mendoj se për këtë nevojitet koordinim, koordinim që jam optimist se do të ndodhë,” – tha Nika duke shtuar se fushata elektorale e këtij viti nuk pati akuza dhe sulme mes partive shqiptare.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve tregoi shqetësim për situatën e re politike, ku aksi “pro-serb” dhe “pro-rus” i partive politike që fituan shumicë votash të jenë faktor dominant për drejtimin e vendit.

    “Përveç retorikës së opozitës së atëhershme, ende nuk dihet se ku i kanë pikat e përbashkëta dhe dallimet partitë që do të krijonin qeverinë e ardhshme. Tema më e nxehtë për ne mbetet mos-diskutimi i pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe interesat dhe të drejtat tona kombëtare çështje të cilat ne nuk duhet t’i negociojmë me asnjë çmim,” – u shpreh Nika teksa kujtoi se mes partive që kanë marrë shumicën e votave ka deklarata kontradiktore që nuk ngjallin besim.

    Gazetari Egro citoi një intervistë të mëhershme të Dritan Abazoviç se tashmë ka ardhur koha që partitë të shkojnë përtej ndasive dhe qëndrimeve etnike. Mirëpo Nika u shpreh kundër këtij qëndrimi, duke thënë se vetë ekzistenca e Këshilleve Kombëtare të pakicave si ajo e shqiptarëve në Mal të Zi, dhe vendeve të tjera të Ballkanit, “tregon se ende nuk janë arritur të drejtat e barabarta”.

    Nika tha se ende ka institucione që nuk kanë ende shqiptarë në dikasteret udhëheqëse, ndërsa kujtoi se deri para një viti nuk lejoheshin simbolet kombëtare shqiptare.

    Në çështjen e zhvillimit të turizmit dhe infrastrukturës, ku Ulqini ka mbetur prapa komunave të tjera, Nika u shpreh se mangësitë që ka Ulqini vijnë kryesisht nga qeveria qendrore, ku investimet kryesore kanë shkuar gjetkë.

    “Edhe pse është një nga qytetet bregdetare më të vjetra për detarinë, Ulqini nuk ka ende një marinë sado të vogël, mungojnë investimet në hotele luksoze dhe kjo ndodh edhe në komuna të tjera të shqiptarëve,” – u shpreh Nika duke theksuar se ndër faktorët që e kanë diktuar këtë gjendje kanë qenë ndasitë etnike, ndasitë politike dhe influencat.

    Në intervistën me Franko Egron, Nika u shpreh se angazhimi kryesor i partive shqiptare në Mal të Zi ka qenë për marrjen e të drejtave bazë të komuniteteve shqiptare dhe diçka më pak për sa i përket çështjeve ekonomike.

    Tashmë që në qeveri janë disa parti dhe mandati i saj nuk është i fortë dhe homogjen në programin e saj, Nika e sheh të vështirë dhe të paqartë zhvillimin e këtyre çështjeve që shqetësojnë shqiptarët.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebookun e tij pamje nga Porti i Durrësit. Ai është shprehur se numri i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Gjilan me veteranë të UÇK-së dhe pensionistë të FSK-së,  kandidati per deputet i  PDK-se ,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në një...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Vullneti ia ka transmetuar Xhenetës fjalët e Drenushës për të. Ai i tregoi se Drenusha ka thënë se Xheneta është e varur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.