×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga VV i reagojnë Mustafës, i thonë se po tenton ta justifikojë veten për Asociacionin

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Nga Vetëvendosje i kanë reaguar kreut të LDK-së, Isa Mustafa i cili më herët duke i dalë në mbrojtje kryeministrit Hoti në lidhje me deklaratat e partisë së Kurtit, tha se këta të fundit po lënë të kuptohet se përkrahin Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ashtu siç ishte nënshkruar nga atë kohë kryeministri, Hashim Thaçi dhe rrjedhimisht në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, me anë të një postimi në Facebook, tha se Mustafa po tenton ta justifikojë veten sa i përket Asoaciacionit të 2015-tës.

    Ajo thotë se partia e saj i kundërshton të dy versionet e Asociacionit, atë të 2013-tës dhe atë të 2015-tës.

    “Në anën tjetër, Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka kundërshtuar e i kundërshton ashpër të dyja. Ne nuk jemi për Zajdenicën e Thaçit sikurse nuk jemi as për atë të Mustafës, sepse ato janë të dyja “Zajednicë” e Serbisë, për të cilën ju kemi paralajmëruar me kohë dhe kundërshtuar fuqishëm. E dimë tash që jeni në sikletin e përpjekjes së tretë, por jeni pa legjitimitet, pa ligjshmëri. Ju mund t’i zotoheni Vuçiqit, po ato zotime vlejnë vetëm për ju”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë:

    Zajednica’ është edhe synim edhe kërkesë e Serbisë, të cilën kjo klasë politike ja ka mundësuar si synim dhe normalizuar si kërkesë, herë nëpërmjet të ashtuquajturve “normalizim i marrëdhënieve” e herë si “normalizim ekonomik”.

    Aktgjykimi i GJK-së praktikisht hedh poshtë idenë e një “Zajednice” çfarë kanë nënshkruar Thaçi në prill 2013 dhe Mustafa në vitin 2015. Parimisht e prakitikisht mund të thuhet se nuk mund të ketë edhe Republikë edhe Zajednicë. Isa Mustafa që paska reaguar me shumë vrer duke tentuar ta justifikojë vetën se ai i përket ‘Zajednicës’ së 2015-ës ka harruar se edhe atë të 2013-ës e ka mbështetur. Sikurse në shumë pika Mustafa e Thaçi janë vetëm dallim kohor.

    Në anën tjetër, Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka kundërshtuar e i kundërshton ashpër të dyja. Ne nuk jemi për Zajdenicën e Thaçit sikurse nuk jemi as për atë të Mustafës, sepse ato janë të dyja “Zajednicë” e Serbisë, për të cilën ju kemi paralajmëruar me kohë dhe kundërshtuar fuqishëm. E dimë tash që jeni në sikletin e përpjekjes së tretë, por jeni pa legjitimitet, pa ligjshmëri. Ju mund t’i zotoheni Vuçiqit, po ato zotime vlejnë vetëm për ju.

    Sovraniteti dhe unitariteti i Kosovës nuk mund të ndryshohen. Kosova është Republikë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.