×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Nga e hëna ish-punëtorët e “Llamkos”-it fillojnë grevën para AKP-së

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Ndonëse është privatizuar dhe ofertuesi i ka paguar të gjitha paratë, 487 punëtorë të “Llamkos”-it ende nuk e kanë gjetur rehatinë. AKP-ja, ndonëse ia ka marrë paratë nuk i ka paguar 13 paga tashmë ish-punëtorëve, edhe pse me 14 janar këtë ua kishte premtuar drejtori për likuidim Avni Jashari, madje edhe u kishte rekomanduar punëtorëve që t’i hapin kontot bankare.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkos”-it, Ragip Hasani, ka thenë se prej se ka nisur procesi i privtizimit kanë vdekur 40 punëtorë, të cilët nuk e kanë pritur t’i marrin paratë e tyre. Sipas tij, borxhi ndaj punëtorëve është 1.7 milion euro. “AKP-ja na pati premtuar që paratë. 13 pagat të na i paguar pas shitjet ofertuesit të dytë, pasi që ofertuesi i pare kishte dështuar. Pronari kishte obligim që t’i paguaj 1.7 milion euro punëtorëve dhe Raifaisen Bank 900 mijë euro. AKP-ja kësaj banke ia kishte paguar menjëherë, ndërsa punëtorëve jo. Në vitin 2014 AKP-ja na lëshoi vendimet, por tani po na thonë se duhet Gjykata Supreme e Kosovës – Dhoma e Posaçme me dhënë leje për shpërndarje të mjeteve. Kemi pritur shumë gjatë, kemi protestuar edhe para AKP-së e Qeverisë, por kursesi të na paguhen paratë tona të fituara me djersë” ka thenë Hasani.

    Ai ka theksuar se me 8 janar janë takuar me kryetarin e Gjykatës Supreme, i cili u kishte premtuar se AKP-ja menjëherë do të fillojë shpërndarjen e mjeteve punëtorëve për pagat pjesërisht, fillimisht 70 për qind. “Me 14 janar të këtij viti, drejtori për likuidim, Avni Jashari na ka thirrë dhe na ka rekomanduar që t’i hapin kontot bankare, ndërsa me 28 shkurt Bordi i AKP-së mbajti mbledhje dhe vendosi për shpërndarjen e mjeteve për punëtorë, por përseri paratë nuk na u dhanë me pretekstin se ka gabime teknike. Me 28 gusht është mbajtur edhe një mbledhje e Bordit të AKP-së dhe u mor vendimi që mjetet për 13 pagat të na shpërndahen me fillim të shtatorit.

    Tani sërish po na thonë se Databaza ka defekte. Sinqerisht jemi lodhur me këtë premtime e gënjeshtja të tyre. Punëtorë janë në vështirësi të mëdha, janë në gjendje të rendë sociale. Një numër i tyre kanë vdekur, janë mbi 40 që kanë vdekur”, ka vijuar Hasani. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkos”-it ka tërhequr vërejtjen, se të gjithë punëtorët do të nisin protestat nga e hëna, nëse deri atëherë nuk i marrin paratë e tyre. “Do të protestojmë para AKP, bile edhe do të bëjmë grevë, nëse deri me 28 shtator nuk na i japin paratë tona të fituar me djersë. Janë 1.7 milionë euro. Këto para AKP-ja i ka, sepse ofertuesi i tretë i ka kryer të gjitha obligimet”, ka thenë mes tjerash kryetari i SP të Punëtorëve të “Llamkos”-it, Ragip Hasani.

    Fabrika për përpunimin e llamarinës së zinkuar “Llamkos” e Vushtrrisë është shitur më 15 prill 2019 në ankand. Çmimi minimal i caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Departamenti për Çështje Ekonomike ishte 4.8 milionë euro, ndërsa blerësi, kompania “Emona” SHPK, kishte ofertuar me 6 milionë euro, 1.2 milion euro më shumë se çmimi fillestar. Në këtë mënyrë pas procesit të falimentimit, “Llamkosi”, që ka në pronësi rreth 18 hektarë tokë, ndërtesa linjën e prodhimit, si dhe makineri e pajisje, ishte bërë për disa muaj pronë e kompanisë “Emona” SHPK, një kompani tregtare vushtrriase me nam në gjithë Kosovën. Kanë qenë edhe 20 kreditorë të “Llamkosit”, të cilët kanë kërkuar hise, në mesin e të cilëve edhe rreth 487 punëtorë të “Llamkosit”, që nuk kanë marrë pagat e tyre për më shumë se 10 muaj dhe ato arrijnë shumën prej 1.7 milionë euro. Ka pasur edhe një vlerësim të një kompanie (“Deloite”), e cila e kishte vlerësuar fabrikën në 16.8 milionë euro, por në fund ishte vendosur që vlera e minimale e likuidimit të jetë 4.8 milionë euro

    Nga Rubrika
    Ekonomi08 Mars 2025
    Administrata Tatimore e Kosovës tha se ka mbledhur 184.3 milionë euro tatime për periudhën janar-shkurt 2025. “Viti i kaluar ishte një vit...
    Ekonomi06 Mars 2025
    Binance, lider global në industrinë e kriptovalutave, feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një seri eventesh të organizuara në mbarë botën. Këto...
    Ekonomi04 Mars 2025
    📢 Binance sjell një mundësi unike për të gjithë tregtarët e kriptovalutave në Kosovë dhe botë!  Binance, ekosistemi global i blockchain-it me mbi 260 milionë përdorues,...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Agim Rexhepi, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka kritikuar ashpër mungesën e kontratave të lobimit për Kosovën, duke theksuar se kjo ka...
    Lajme17 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë Jakup Krasniqit dhe Rexhep...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Në takim...
    Lajme17 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër kontratat lobuese që janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër politikat e jashtme të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se pas pesë vitesh të...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime Presidentit Hashim Thaçi për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi. “Ngushëllimet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.