×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nëse nuk keni uri në mëngjes, mund të keni çrregullim të metabolizmit

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2023

    Metabolizmi, procesi i ndërlikuar me të cilin organizmi konverton ushqimin në energji, është një lojtar kyç në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe menaxhimin e peshës.

    Megjithatë, faktorë të tillë, si mënyra e jetesës, dieta dhe stresi, mund të ndikojnë në metabolizmin, duke çuar potencialisht në atë që shpesh quhet metabolizëm i dëmtuar. Një shenjë e zakonshme e çekuilibrit metabolik është mungesa e urisë në mëngjes. Nëse nuk ndiheni të uritur në mëngjes, kjo mund të tregojë një metabolizëm të ngadaltë, shkruan She Finds, transmeton FrontOnline.

    Supozimi se njerëzit lindin me një metabolizëm të shpejtë, nuk është plotësisht i vërtetë dhe ka gjëra që mund të bëni për ta shpejtuar metabolizmin tuaj.

    Metabolizmi është procesi me të cilin trupi juaj përdor karburantin, gjegjësisht ushqimin, për të krijuar energji. Çdo proces në organizëm që kërkon energji drejtohet nga metabolizmi. Nëse keni tretje të dobët, lëkurë të thatë, rënie flokësh, shtim të pashpjegueshëm në peshë ose vështirësi në humbje të kilogramëve, lodhje kronike dhe mjegull të trurit, atëherë mund të keni një metabolizëm të dëmtuar.

    Përkatësisht, gjëndra tiroide është në thelb mjeshtri i metabolizmit tuaj. Kur kjo gjëndër është e mbingarkuar dhe për këtë arsye ka funksion të dobët, gjëndrat mbiveshkore kompensojnë mungesën. Gjëndrat mbiveshkore pompojnë hormonet e stresit, d.m.th. adrenalinën dhe kortizolin.

    Kur një individ mendon se duhet të hajë më pak dhe të mbajë kalori sa më të ulëta të jetë e mundur, trupi kalon në modalitetin e urisë dhe e percepton këtë ndjenjë si një kërcënim.

    Organizmi do t’i dërgojë të gjitha hormonet e stresit për t’ju mbrojtur. Nivelet e kortizolit rriten natyrshëm në mëngjes, kur trupi është i mbingarkuar me hormonet e stresit, të cilat mund të duken si mungesë oreksi, sepse trupi juaj nuk ka nevojë për karburant, por punon me karburantin që prodhohet nga hormonet e stresit.

    Ndoshta mendoni se duhet të hani më pak për të humbur peshë, por duhet ta bëni të kundërtën për të rivendosur funksionin metabolik. Meqenëse nivelet e kortizolit janë më të larta në mëngjes, nëse nuk hani, ato nivele mbeten të ngritura gjatë gjithë ditës. Me kalimin e kohës, kjo do t’ju bëjë të mbani peshën, veçanërisht atë yndyrë viscerale që grumbullohet rreth organeve tuaja vitale./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Sara ka diskutuar me Vullnetin situatën me Edin dhe Drilonin. Pasi u shfaq videoja ky dyshja flasin për Sarën dhe e ofendojnë,...
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti ka biseduar me Vullnetin lidhur me situatën me Xhenetën. Ai i tha Vullnetit që është i prekur nga fjalët e saj,...
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti ka vazhduar ta ngacmojë Xhenetën brenda shtëpisë së Big Brother. Ai i tha asaj se do të tregoj një sekret për...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada, është takuar...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ryva Kajtazi sot ka humbur babain. Ajo në një postim në rrjete sociale ka njoftuar familjarët dhe miqtë e saj se babai...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka komentuar akuzat e Qeverisë së Kosovë ndaj Prokurorisë Speciale. Ai ka thënë se Qeveria dhe sistemi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.