
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se në kuadër të investimeve kapitale në kulturë, sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është nënshkruar Aneks Memorandum Bashkëpunimi për përfundimin e punimeve të projektit Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
“Dua te falënderoj Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, znj. Vlora Dumoshi për përkrahjen e dhënë dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen në përmirësim të infrastrukturës kulturore në qytetin e vjetër të Vushtrrisë”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka theksuar se ky projekt u pengua nga qeveria e kaluar duke i hequr fondet e financimit e duke dëmtuar qytetin e Vushtrrisë.
“Dua të theksoj qe ky projekt u pengua nga qeveria e kaluar duke i hequr fondet e financimit e duke dëmtuar qytetin tonë. Por tani, duke ju falënderuar vullnetit të madh të Ministres Dumoshi, fondet u rikthyen dhe projekti vazhdon”, ka shkruar Tahiri.