Në Prishtinë do të nëshkruhen sot memorandume bashkëpunimi për të ndarë dhe koordinuar përgjegjësitë me rastin e shtrirjes së projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim-kuptimit” në shkollat e tri komunave.
Sipas njoftimit për medie, Memorandumet e Bashkëpunimit do të nënshkruhen mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe “The Library Project Kosovo” dhe drejtorëve komunalë të Arsimit (DKA) të Prishtinës, Shpresa Shala, të Gjilanit, Nazim Gagica dhe drejtorit të DKA-së së Obiliqit, Rexhep Zeka.
“Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit” është projekt i inicuar nga organizata “The Library Project Kosova” me seli në Stokholm dhe zbatohet në bashkëpunim me organizatën ETEA dhe me mbështetjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane.
“Për shkak të rrethanave të kushtëzuara nga pandemia dhe rekomandimeve të vazhdueshme që vijnë nga institucionet gjegjëse, percjellja e kësaj ngjarjeje lejohet vetëm nga mediat e ftuara pasi numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për të mundësuar distancën fizike. Po ashtu, ju lutem ta keni maskën me vete pasi bartja e maskave gjatë gjithë ngjarjes është e obligative për të gjithë pjesëmarrësit”, theksohet në njoftim