Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën EUROPOL.
Në ceremoni janë duke marrë pjesë: Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.
Në një fjalë rasti, Veliu ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi, Policisë së Kosovës do t’ju ofrohet një mjet i nevojshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional, duke mbyllur kështu një hapësirë që ka ekzistuar.