Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, në një prononcim për portalin FrontOnline, tha se në parti asnjëherë nuk kanë diskutuar për emrin e Presidentit pas kalimit të mandatit të Thaçit.
“Emri i Presidentit nuk është diskutuar në PDK, por është e natyrshme që nëse bisedohet për koalicion është e palogjikshme që të mos bisedohet për postin e Presidentit, por deri më tani ne nuk kemi diskutuar për emra pasi që konsiderojmë se Kosova e ka presidentit i cili ka 6-7 muaj mandat dhe është irracionale të bisedohet për një post ku Presidentit është në detyrë”, tha ai për Front Online.
Lexo edhe:
Nënkryetari i PDK-së paralajmëron përfshirjen e partisë së tij në koalicionin LDK-AAK-NISMA