×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një person në Prishtinë për shitje të substancave narkotike

    FrontOnline
    07 Nëntor 2024

    Është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për shitje të substancave narkotike.

    Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të informacioneve dhe verifikimit të tyre se një person është duke u marrë me shitje të substancave narkotike, ai është ndaluar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij.

    “Antidroga e Policisë së Kosovës – Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve pas pranimit të informacioneve inteligjente dhe verifikimit të tyre se një person i dyshuar është duke u marr me shitje të substancave narkotike, me datë 07.11.2024 ora 13:30, ka përgatitur dhe realizuar planin taktik “TREGU” me ç ‘rast ka ndaluar personin e dyshuar derisa ishte duke u kthyer në shtëpi me veturën e tij”.

    “Operacioni i bastisjes është realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, ku është bërë edhe kontrollimi i veturës, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse te të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Bëhet e ditur se gjatë kontrollimit, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 166.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, qese plastike, që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike si dhe një telefon.

    Policia gjithashtu ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një person, derisa ishte në krye të punës si sigurim në një kafiteri, ka pësuar lëndime të rënda pasi katër të dyshuar...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.