×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja për zgjedhjen e Trump: Kosova dhe SHBA janë në harmoni të plotë në politikën e jashtme, pavarësisht administratës në pushtet

    FrontOnline
    07 Nëntor 2024

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, duke folur për fitoren e Donald Trumpt në SHBA, tha se Kosova dhe SHBA-ja kanë harmoni të plotë në politikë të jashtme, pa marrë parasysh se cila administratë është në pushtet, qoftë Republikanë apo Demokratë.

    “Besoj që Kosova ka qenë gjithmonë partner 100 për qind e strategjisë, sigurisë së SHBA-së dhe 100 për qind e pikave prioritare në politikën e jashtme të SHBA-së qoftë nga Republikan apo Demokratë, ne kemi harmi të plotë me politikën e jashtme të SHBA-së, në fakt e kundërta është nga Serbia dhe besoj që edhe administrata Trump ta ketë një përqendrim më të madh që të sigurojë që përfundimisht Serbia të tërhiqet nga orbita e influencës kineze dhe ruse”, tha Muja.

    Ai tha se prioritetet e administratës Trump janë edhe prioritete të Kosovës.

    “Pa marrë parasysh sa kemi se kush qeverisë në SHBA apo ka qeverisur në Kosovë, aleanca strategjike me SHBA-të mbetet prioritet dhe do të mbetet prioritet për gjeneratat që vinë. Mendoj që kjo është një udhërrëfim për gjithë skenën politike në Kosovë dhe normalisht ka qenë udhërrëfim edhe për ne. E dyta është sa i përket ndryshimit në administratë, unë besoj që edhe tek administrata Trump kishte shume mesazhe të cilat edhe për ne si Kosovë kanë rëndësi. Prioritizimi ose përqendrimi i administratës Trump ose mesazhi i tyre, përpjekja për t hequr influencën e Kinës dhe Rusisë nga Evropa në përgjithësi, po edhe nga Ballkani është edhe prioritet i joni strategjik. Përpjekja e administratës Trump që të sigurojë që sidomos teknologjia e avancuar 5G të mos depërtojë në Evropë, ka qenë edhe prioritet i joni, të cilin e kemi zbatu mjerisht kjo nuk është respektuar në Serbi”, tha Muja në emisionin CONTEXT në ATV.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Enver Hoxhaj i PDK-së ka reaguar pas aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. Hoxhaj shkroi në Facebook “Me...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që anëtarët e...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Zyra e Prokurorit të Specializuar sot ka njoftuar se ka ngritur akuza të reja kundër Hashim Thaçit për vepra penale që ndërlidhin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se i mirëpriste hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Sonte në prime u diskutua 12 orëshi i Anës dhe Kevinit. Po ashtu u shfaq një klip me momente intime në mes...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurtit për mungesën e masave të duhura për mbrojtjen e...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Ozi ka sqaruar lidhjen që ka pasur me Anën para se të hynte, kjo e fundit në Big Brother VIP Kosova 3....
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Për të shtunën parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi me lëvizje në...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit terrorist. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.