×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i PDK-së paralajmëron përfshirjen e partisë së tij në koalicionin LDK-AAK-NISMA

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Ditëve të fundit janë shtuar zërat se koalicionit qeverisës së shpejti do t’i bashkohet edhe partia e Kadri Veselit.

    Një zyrtarizim i përfshirjes së PDK-së në qeverisje me LDK-në, AAK-në e Nismës, pritet të ndodhë shumë shpejt.

    E lidhur me këto për Front Online, ka folur nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj.

    Ai tha se PDK-ja do ta voton Projektligjin e iniciuar nga Qeveria Hoti, vetëm nëse bëhen plotësimet të  cilat i kanë kërkuar.

    “Unë besoj se nëse behën plotësimet e nevojshme që i ka bërë PDK-ja dhe nëse harmonizohen besoj që PDK-ja asnjëherë nuk do të jetë pengesë për realizimin e interesave të qytetarëve të Kosovës pasi që tek e fundit janë votat e tyre që na kanë sjellur në Parlament dhe ne do të veprojmë në mënyrë të përgjegjshme karshi tyre”, tha ai për Front Online.

    Ndërsa për përfshirjen e PDK-së në Qeveri, Totaj, tha se duke i pasur parasysh zhvillimet politike dhe skenën politike në të cilën është Kosova, do të pranojnë variante të ndryshme para se vendi të shkon në zgjedhje.

    Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që PDK-ja t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

    “Deri me tani ne e kemi thënë se PDK e ka respektuar verdiktin e elektoratit të 6 tetorit prandaj ne e kuptojmë një sjellje të dinjitetshme të kryetarit Veseli kur ka thënë se ne jemi në opozitë, por zhvillimet dinamike dhe skena politike e cila është ashtu siç është ne asnjëherë nuk do të jemi  ata që nuk do të japim kontributin tonë për stabilizimin e rrjedhave dhe ikjes se destabilizimit të gjendjes dhe qeverisjes, Tani jemi fleksibil dhe gjithmonë do jemi ata që do të eksplorojmë çdo variantë para se të shkojmë në  zgjedhje, por le të theksojmë se zgjedhjeve në asnjë moment  nuk iu ikim, por mendojmë se ato janë zgjedhja e fundit të cilën ne duhet ta bëjmë pasi që ti eksplorojmë mundësit tjera për dhënien e kontributit tonë”, tha ai për Front Online.

     

    Nënkryetari i PDK-së tregon se a kanë biseduar për emrin e Presidentit

    Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, tha se në parti asnjëherë nuk kanë diskutuar për emrin e Presidentit pas kalimit të mandatit të Thaçit.

    “Emri i Presidentit nuk është diskutuar në PDK, por është e natyrshme që nëse bisedohet për koalicion është e palogjikshme që të mos bisedohet për postin e Presidentit, por deri më tani ne nuk kemi diskutuar për emra pasi që konsiderojmë se Kosova e ka presidentit i cili ka 6-7 muaj mandat dhe është irracionale të bisedohet për një post ku Presidentit është në detyrë”, tha ai për Front Online.

     

    Totaj: Heqja e vijave të Kuqe nga LDK-ja pjekuri politike

    Totaj foli edhe për vendimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për heqjen e vijave të kuqe për PDK-në.

    Ai tha se heqja e vijave të kuqe është pjekuri politike e LDK-së, pasi që siç tha ai, PDK-ja është energji politike në Kosovë dhe se proceset e mëdha nuk lëvizin pa të.

    “Sa i përket heqjes së vijave të kuqe mendoj se është  një reflektim nga LDK, kisha me quajt si një pjekuri politike nga LDK, pasi që e kanë parë  se vendosja e vijave të kuqe për  PDK-në është një vendim irracionale pasi që PDK-ja  është  një energji politike në Kosovë dhe pa energjinë e tillë proceset e mëdha nuk lëvizin, prandaj mendoj se kjo është një zhvillim pozitiv, ne asnjëherë nuk kemi pasur vija të kuqe për askënd por kemi vija të kuqe për dukuri negativ dhe ashtu duhet të mbeten”, deklaroi ai për Front Online.

     

     

     

     

     

     

     

     

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.