×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së: Nuk na dëmton largimi i Vjosa Osmanit

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është larguar përfundimisht nga LDK-ja pas vendimit që mori Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie muaj më parë për ta larguar Osmanin nga funksionet e kësaj partie.

    Osmani pas largimit të saj nga LDK-ja e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me liderin e LVV-së, Albin Kurti.

    Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

    E lidhur me largimin e Osmanit nga kjo parti për Front Online, ka folur nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

    Ai tha se largimi i Osmanit nga LDK-ja është vendim i saj dhe se varet nga ajo se a do të formon parti të re apo do të shkon në ndonjë parti tjetër.

    “Ai vendim është i saj, vendimin e ka marrë me vota të fshehta, e ka marrë Këshilli i Përgjithshëm jo kryesia, ku ka marr vendim ta largoj Osmanin nga funksionet e partisë dhe jo nga partia. Vendimi për largimin e saj nga partia është e drejt e saj, është vendim i saj a do të shkon në parti tjetër apo të formon parti të re”, tha Rugova për Front Online.

    Ndërsa i pyetur se sa do të jetë humbje për LDK-në, largimi i Osmanit nga kjo parti, Rugova tha se pas largimit të Vjosa Osmani nga kjo parti nuk do të ketë fare humbje dhe se koha do të tregon se kush do të humb.

    “Vendimi i Këshillit të Përgjithësim është që ajo të mos jetë më pjesë e strukturave të LDK-së. Koha do të tregon se a do të ketë humbje LDK-ja pas largimit të Osmanit”, tha ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.