
Mikrobiologu, Lul Raka në një intervist për portalin FrontOnline, tha se Coronavirusi do të jetë prezent edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimri.
Ai tha se Kosova duhet të fillon të përgatitet pasi që gjatë vjeshtës dhe dimrit do të jetë një tandem i viruseve, si: Koronavirusi, Sars Covid 2 dhe gripi sezonal.
“Në vjeshtë dhe dimër besoj po, por deri atëherë i kemi disa faktorë në anën tonë e disa i kemi kundër, faktorët të cilët janë në anën tonë janë që të përgatitmi sa më mirë. Elementi tjetër pozitiv është se një pjesë e njerëzve e ka kaluar dhe deri në vjeshtë do ta kemi një numër të përafërt përmes testeve, kur një pjesë e madhe e kalon virusin gjasat për me shkaktuar probleme të mëdha janë më të vogla sepse një pjesë e njerëzve veç e ka prek dhe një pjesë e tyre kanë krijuar antitrupa por ende nuk e dimë sa qëndrojnë. Ndërsa elementi kundër neve është fakti se në atë sezonë do t’i kemi dy viruse Covid-19, Sars Covid 2 dhe gripin sezonal , d.m.th. do të jetë një tandem i viruseve kundër”, tha ai për Front Online.