Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, të premten KRU “Prishtina” ka planifikuar ndaljen e ujit në tri rrugë në kryeqytet.
Siç është bërë e ditur nga Ujësjellësi, janë bërë të gjitha përgatitjet teknike, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë të gatshme për intervenim të pandërprerë.“Andaj, nesër duke filluar nga ora 09:00 – 14:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Rruga e ‘Shkupit ( i përfshirë edhe Spitali Amerikan), rruga ‘Mulla Zekë Bërdynaj’ dhe rruga ‘Riza Cerova’ , në Prishtinë”, thuhet në njoftim.