×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Tetovë shtohet numri i të infektuarve me Coronavirus, po fajësohen dasmat

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Është rritur numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Tetovë. Shkak për këtë, sipas mjekëve, janë dasmat dhe ahengjet familjare, në të cilat po grumbullohen më tepër se 50 persona, shkruan “Alsat-M”.

    Mjekët kanë bërë thirrje që në dasma të marrin pjesë sa më pak persona.

    “Prej restoranteve kanë kaluar në shtëpi dhe nga aty del se numri rritet, edhe atë rritet në masë të madhe. Tanimë duke marrë një anamnezë më të detajuar, më të thellë, pacientët tregojnë se kontaktet e tyre i kanë pasur pikërisht na ahengje të ndryshme apo nëpër tubimet e varrimeve, sepse ne e dimë se tradita jonë është që të shkosh në ngushëllime apo varrime në numër të madh”, ka thënë mjeku Bekim Ismaili.

    Nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, është apeluar te qytetarët që të lajmërohen dasmat në polici, në të kundërtën do të përballen me ligjin.

    “Lajmërohen qytetarët që kanë ahengjet e tyre, të njëjtat ti paraqesin në numrin 192 apo në stacionin më të afërt të rajonit që i takon me çka policia bën kontrolle nëse respektohen protokollet qeveritare lidhur me organizimin e ahengjeve familjare”, ka thënë Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

    Në Tetovë në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Një zjarr masiv në pyjet pranë qytetit Eskishehir në Turqi ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, ku 10 persona – punëtorë pyjorë...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Të martën në Serbi u zhvillua një ceremoni e madhe për hapjen e seksionit Pakovraće–Požega në autostradën “Miloš Veliki”. Në këtë ngjarje...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Derisa Presidenti i SHBA-së fillimisht kundërshtoi kërkesën e Volodymyr Zelensky-t për të furnizuar me armë Ukrainën, tani gjërat janë ndryshe. Siç raporton...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Opinionisti Rrahman Paçarizi tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta humbin mandatin pas datës 26. Ai tha se është legjitime...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Një rast tragjik ka ndodhur sot në Shqipëri. Një vajzë e moshës katëvjeçare, ka vdekur pasi u përplas aksidentalisht me automjet nga...
    Lajme24 Korrik 2025
    Lidhur me kërkesën që ka bërë presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese për dështimet e njëpasnjëshme të seancës për konstituimin e Kuvendit,...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2025
    Një i vdekur e katër të lënduar është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Fishtë të Shkodrës. Siç...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2025
    Ndërsa Presidenti i SHBA-së fillimisht kundërshtoi kërkesën e Volodymyr Zelensky-t për të furnizuar me armë Ukrainën, tani gjërat janë ndryshe. Siç raporton...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve të paqes, takim ky që është mbajtur me ndërmjetësimin e Turqisë. Media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.