Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë këtij vikendi që lamë pas janë kryer 11 lindje.
Mjekët gjinekolog në këtë spital kanë realizuar gjashtë operacione cezariane, ndërsa pesë lindje janë kryer në mënyrë normale.
Spitali ka njoftuar se nga 11 foshnjat, 6 janë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.