×
  • Lajme
  • Lajme

    Në skandalin e keqpërdorimit seksual të 14-vjeçares, përfshihet edhe një gjinekolog në Prishtinë

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Në skandalin e keqpërdorimit seksual të një 14-vjeçare nga Gjilani, është përfshirë edhe një gjinekolog në Prishtinë.

    Gjatë ditës së djeshme mediat raportuan për një rast të keqpërdorimit seksual të një të miture 14-vjeçare nga komuna e Gjilanit, nga një person 21-vjeçare. Persona të afërt familjar të vajzës kanë dhënë detaje tronditëse për këtë rast.

    Historia bëhet e ditur se ka filluar në muajin janar kur vajza kishte rënë në kontakt me 21-vjeçarin me iniciale Sh.J. Një burim i ka thënë Gazetës Sinjali se vajza kishte shkuar me 21-vjeçarin për herë të parë në një motel. Ai i kishte premtuar se nuk do të kryente marrëdhënie seksuale, por vajza pa dijeninë e saj ishte keqpërdorur dhe këtë e kishte kuptuar tek pasi kishte pësuar gjakderdhje vaginale.

    “Përderisa ata kishin qenë në motel, ajo u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me një person tjetër të moshës 30 vjeçare (emër i njohur për redaksinë). Kjo ndodhi me kërkesën e Sh.J, i cili paraprakisht i kishte kërkuar që të performojë akte të panatyrshme seksuale, me dijeninë dhe nxitjen e tij.”

    Rastet e marrëdhënieve seksuale ishin përsëritur derisa vajza kishte bërë një test të shtatzënisë i cili kishte rezultuar pozitiv. Pasi kishte marr këtë lajm, 21-vjeçari e kishte dërguar të miturën tek një gjinekolog në Gjilan, i cili ia kishte përshkruar një terapi për abort por nuk e kishte vulosur e si rezultat vajza nuk kishte mundur të blejë barnat.

    “Ajo asokohe, është dërguar në një ordinancë private në Prishtinë, me lokacion rreth 300-400 metra larg stacionit të autobusëve, ku është detyruar që pa dijeninë paraprake dhe pa praninë e prindit apo ndonjë personi të gjinisë femërore t’i nënshtrohet abortit”, thotë ky burim.

    Me trauma të forta dhe nën emocione të papërshkrueshme, e mitura ka vazhdur ta rrëfente këtë ngjarje te ky person i afërt me të, duke i thënë se “përveçse nuk isha në dijeni se çka po ndodh, mua më kanë detyruar që të gënjej lidhur me moshën time, sepse unë në atë kohë isha 13 vjeç ndërsa u detyrova të them se jam 15 vjeç.”

    Më tutje rrëfen burimi se se viktima ishte dhunuar seksualisht në moshën 13 vjeçare dhe se asaj nuk i kujtohen shume detaje me këtë ngjarje përveç shumës që ka paguar 21 vjeçari për ta kryer abortin.

    “Ajo ka thënë se nuk mban mend detaje rreth asaj dite për shkak të tronditjes që ka pësuar, mirëpo vetëm i kujtohet se ai ka paguar shumën prej 500 euro për kryerjen e abortit në këtë ordinancë.”

    Policia e Kosovës ka marr urdhër për të arrestuar 21-vjeçarin, ndërsa Sinjali raporton se Prokuroria do t’i caktojë masën e paraburgimit.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja Mimoza Kusari -Lila, pas ndërprerjes së seancës, kësaj radhe ka qenë e vetme për deklarim para mediave (pa Albulena Haxhiun që...
    Lajme23 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar njërën ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare në Dukagjin, 23 prillin e vitit...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka paralajmëruar thirrjen të edhe një takimi tjetër me partitë politike nga Kryesuesi Avni Dehari, për...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur sot në sallën e Kuvendit, pak...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë ftesë të veçantë nga Lëvizja Vetëvendosje për...
    Lajme23 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha tha se secili deputet duhet “t’i thërrasë mendjes” dhe Kryesia e Kuvendit të votohet “sa...
    Lajme23 Prill 2025
    Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, ka thënë para mediave se nëse Vetëvendosje ka kandidat unifikues partia e tij do ta votojë. “Sot...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë një...
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i PDK-së, Nait Hasani sot para se të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës është deklaruar për media. Në lidhje me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.