×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Në sektorin privat punëtorët paguhen për 8 orë, punojnë 12 orë

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, në një intervistë për “Front Online”, ka pasur kritika ndaj orarit të punës të punëtorëve të sektorit privat.

    Ai theksoi se është numër i madh i punëtorëve që punojnë më shumë se 8 orë.

    “Është evidente që në këtë sektor kontratat bëhen për 8 orë, punëtorët punojnë për 12 orë. Nuk kemi të dhëna nga frika e punëtorëve që ta lajmërojnë rastin dhe rasti është në heshtje për arsye që mund të ndodh largimi nga vendi i punës”, ka thënë ai për Front Online.

    LEXO EDHE: Kryesindikalisti i Kosovës: Shumë punëtorë do të mbesin pa punë, ndërtimtaria do ta pësojë keq

    Ajdini ka folur edhe për arsyet që pse rastet e shkeljes së kontratave nuk po lajmërohen në organet kompetente.

    “Të them sinqerisht punëtorët nuk kanë të drejtë që të veprojnë ashtu por nuk mundem edhe të ndërhyjë në privatësinë e atyre individëve duke mos e ditur gjendje financiare që e kanë në familje për këtë arsye bëhet edhe kjo shkelje flagrante e punëdhënësve ndaj punëtorëve”, ka thënë ai për “Front Online”.

    LEXO EDHE: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat e rënduar, ka punëtorë që paguhen me 130 euro

    Ndërsa për sa i përket numrit të punëtorëve që punojnë pa kontrata të punës, ai theksoi se është një numër relativ dhe se nuk ka të dhëna të sakta.

    “Këtu nuk mundem të japim një përgjigje adekuate sepse asnjëherë nuk kemi numër të saktë. Numri është relativ. Kjo pasi që puna në sektorin privat ndryshon gjatë sezonave”, ka thënë ai. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.