×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Preshevë po fshehen infektimet nga Coronavirusi

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu ka thënë për RTV Dukagjinin se gjendja në këtë komunë nuk është e mirë por jo alarmante sa i përket coronavirusit.

    “Rreth 20 pacientë në ditë paraqiten pranë ambulancës COVID në Preshevë, ku rreth një apo dy në ditë dalin pozitiv pas testimeve. Korriku ka qenë pak më i lehtë pasi i kemi pasur rreth 300 pacientë, ndërsa në gusht deri në ditën që po flasim na janë paraqitur rreth 450 pacientë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Është shqetësuese pasi preshevarët po e fshehin sëmundjen apo po trajtohen në ambulanca private.
    “Kur po vijnë në ambulancë po janë në gjendje shumë të rëndë. Në këtë muaj rreth 15 pacientë i kemi transportuar në spitalin e Nishit”.

    “Ekziston frika që një preshevar të shtrihet në spitalet e Vrajës apo Nishit pasi atje nuk ka mjekë shqiptarë”.

    Mjeku shqiptarë thotë se në bazë të statistikave Bujanoci është në gjendje shumë më të rëndë se Presheva sa i përket COVID-19.

    “Në muajin korrik në COVID ambulancën nga Presheva janë paraqitur 300 pacientë ndërsa nga Bujanoci rreth 1,200. Pra për shtatë fish Bujanoci e ka gjendjen më të rëndë se Presheva në këtë drejtim”.

    “Nga testet zyrtare të kryera në Preshevë në korrik janë regjistruar 13 pacientë të prekur me COVID-19, ndërsa në gushtë 35 raste të konfirmuara. Nuk është shifër e lartë por është shqetësuese se pacientët nuk po paraqiten në COVID ambulancën në Preshevë”, deklaroi ndër të tjera Driton Salihu

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.