×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Preshevë nxënësit do marrin libra shqip

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    Dita e sotme është historike për nxënësit në Luginën e Preshevës.Sot do të bëhet shpërndarja e librave shqip nga Republika e Shqipërisë.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Shqiptar në Luginën e Preshevës Ragmi Mustafa.

    Mustafa tha se kjo ëndërr e përbashkët ishte zotim ynë para dy vitesh.” Ishte ëndrra ime fëmijërore. Ëndrra e brezave para dhe pas meje. Nesër, ende pa u mbushur 24 muaj nga ky zotim, nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë pajisen me librat me të cilët mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë “.

    Postimi i plotë:

    NESËR ËSHTË DITË FESTE, DITA E LIBRAVE NGA SHQIPËRIA NË SHKOLLAT E LUGINËS!
    Të nderuar bashkëkombas të Luginës së Preshevës.
    Dita e nesërme është ditë e veçantë për Luginën e Preshevës.
    Nesër, nxënësit e shkollave fillore në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës do të pajisen me libra shkollorë nga Republika e Shqipërisë.
    Kjo ëndërr e përbashkët ishte zotim ynë para dy vitesh. Ishte ëndrra ime fëmijërore. Ëndrra e brezave para dhe pas meje.
    Nesër, ende pa u mbushur 24 muaj nga ky zotim, nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë pajisen me librat me të cilët mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.
    Të respektuar qytetarë,
    Nesër, Këshilli Kombëtar Shqiptar do t’i shpërndajë falas për të gjithë nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
    Librat shqip. Librat falas. Librat nga më cilësoret në Evropën Jug-lindore.

    Gjithsejt 4052 nxënës me rreth 4000 prindër të liruar nga barra financiare.
    Me këtë rast, shpreh një falenderim të veçantë për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës, që kontribuan me rreth 140.000€ për financimin e librave në Luginën e Preshevës
    Por sonte dua ta falenderojë sidomos Ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, znj.Besa Shahini, e cila e ka një meritë të veçantë në sigurimin e librave nga Shqipëria për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
    Faleminderit Besa për gjithçka që bëni për arsimin në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Mirënjohës përjetësisht, në emër të të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
    Falënderoj Ministren e Financave të Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami për mbështetjen dhe reagimin e shpejt për mbledhjen e fondit.
    Falenderim edhe për Ministrinë e Arsimit në Beograd, e cila dëshmoi se kur mbizotëron vullneti politik dhe qasja konstruktive, mund të zgjidhen problemet më jetike të qytetarëve.
    Faleminderim edhe Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për mbështetjen për kryerjen e obligimit rreth taksës.
    Falenderoj po ashtu të gjithë partnerët ndërkombëtarë për kontributin e tyre, si OSBE dhe ambasadat mike të Luginës së Preshevës të akredituara në Beograd.
    Sigurisht, Falënderit Albas dhe gjithë të tjerëve që ndihmuan këtë përpjekje.
    Të dashur shqiptarë,
    Nesër është ditë Feste në Luginën e Preshevës.
    “I have a dream today”, thoshte Martin Luther King nga shkallët e Lincoln Memorial, gjatë marshit drejt Washingtonit më 1963. Ky mesazh universal është nesër me ne: “Sot kam një ëndërr”
    Andaj edhe Ju ftoj, nesër, bashkëqytetarë, vullnetarë, aktivistë, të zgjedhur,media dhe organizata joqeveritare, të festojmë bashkërisht duke i shpërndarë tekstet mësimore nga Republika e Shqipërisë për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
    Kjo është dita jonë. Kjo është festa jonë!
    Urime!

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...
    Lajme25 Korrik 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, paraqitja e provave nga mbrojtja do të fillojë...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se do t’u lejojnë vendeve të huaja të hedhin ushqime nga ajri në Gaza, por këmbëngul...
    Lajme25 Korrik 2025
    Një qytetar i ka shkuar tek tavolina ku po qëndronte, Fitore Pacollit. I njëjti i ka çuar deputetes Pacolli për t’ia paguar...
    Vip25 Korrik 2025
    Në prag të edicionit të sivjetshëm të Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë, Dukagjin Lipa ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.