×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Në pesë maune merren mostrat e naftës për të vërtetuar cilësinë

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorë të tregut ka qëndruar sot në Terminalin doganor në Prizren.

    Pas takimit me drejtuesit rajonal të doganës, janë marrë mostrat e naftës në pesë maune për të vërtetuar nëse cilësia e derivateve është në përputhje me parametrat që i përcakton ligji.

    Krasniqi ka thënë se në vazhdën e disa inspektimeve sot është vendos që kontrolli i naftës të bëhet para se ai të shkarkohet nëpër pompa të derivateve për t’u kuptuar se çfarë cilësie po futet në tregun e Kosovës.

    “Ne si institucione shtetërore kemi obligim që t’i sigurojmë qytetarët për cilësinë e produkteve që janë në treg. Sot vendosëm që ta vizitojmë këtë terminal për t’u marrë kryesisht me derivatet e naftës ku inspektorët morën mostrat nga 5 maune për t’u kontrolluar cilësia e derivatit”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

    Në takim me përfaqësuesit e Doganës së Kosovës, doganierët kanë treguar për vështirësitë me të cilat ballafaqohen prej kur kompetencat për kontrollin e cilësisë dhe analizave i janë bartur këtij institucioni.

    Ai ka thënë se do të shqyrtohen mundësitë për të parë nëse duhet që kjo kompetencë t’i kthehet Inspektoratit të Tregut në kuadër të MTI-së.

    “Konsiderojë se Inspektorati Tregut, që vepron në kuadër të MTI-së, është më i përgatitur me ekspertë të fushave të ndryshme dhe mund ta kryen me profesionalizëm kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës ashtu siç kontrollon shumë produkte të tjera. Një gjë të tillë e kanë bërë shumë kohë dhe pos përvojës në këtë inspektorat ka edhe ekspertë shumë mirë të përgatitur për këtë punë. Ne do t’i shqyrtojmë mundësitë nëse duhet që kjo kompetencë t’i kthehet Inspektoratit të Tregut në kuadër të MTI-së”, ka theksuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

    Vitin e kaluar inspektorët e MTI-së kanë marrë 940 mostra të derivateve të naftës, ku 56 prej tyre nuk kanë qenë në përputhje me parametrat e lejuara.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Një aksident ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit, të mërkurën rreth orës 16:30. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin. Krasniqi tha se edhe...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit të Bashkimit Evropian, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, nëse ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për media me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas takimit që patën. Zelensky e...
    Lajme13 Gusht 2025
    Besnik Tahiri nga AAK ka reaguar me problemin e zjarreve që kanë kapluar disa vende në Shqipëri, duke kritikuar qeverinë në detyrë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin ka rikonfimuar “miqësinë” e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, para bisedimeve të së...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes një aktgjykimit të publikuar sot, ka vendosur që paragrafi 1 i nenit 11 të Statutit të Shërbimit...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Pas vendimit të Gjykatës Komerciale – Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga ZRrE, KESCO ju informon se procesi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.