×
  • Lajme
  • Lajme

    Në “Luginën e Diellit” në mes të Zveçanit e Mitrovicës shenjtërohet kisha serbe

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Në një lokacionin në mes të Mitrovicës dhe Zveçanit, që pritet të shndërrohet në vendbanim të ri për mbi 1.000 serbë, të martën është shenjtëruar themeli i kishës së ardhshme. Bëhet fjalë për lokacionin të njohur nga serbët si Lugina e Diellit.

    Shenjtërimin e themelit të kishës e ka bërë “peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit”, Teodosije, ka njoftuar “radiokim.net”.

    Sipas këtij mediumi, në Luginën e Diellit pritet të jetojnë rreth 1.500 serbë të kthyer.

    Në ceremoninë fetare të së martës ishin edhe klerikë të tjerë, ndërsa morën pjesë banorë të Zveçanit dhe Mitrovicës.

    Peshkopi Teodosije ka thënë se kompleksi që po ndërtohet duhet të jetë shtëpi për të gjithë serbët që duan të qëndrojnë dhe të jetojnë në Kosovë.

    “Vendbanimi duhet të jetë edhe për ata që për arsye të ndryshme është dashur të largohen nga anë të ndryshme, që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre e që duan të jenë banorë të Kosovës. Duhet që ata të gjejnë këtu shtëpinë e tyre, strehimin e tyre në këto shtëpi të ndërtuara nga Qeveria e Republikës së Serbisë”, ka thënë Teodosije.

    Në Luginën e Diellit është paralajmëruar ndërtimi i 300 njësive banesore. 250 janë përfunduar deri më tash. Projektin Bregu i Diellit e realizon Qeveria e Serbisë.

    Sipas faqes zyrtare të projektit, lokacioni shtrihet në 24,5 hektarë, kurse vetëm vendbanimi shtrihet në 14,7 hektarë. Do të ndërtohen 21 objekte me nga katër banesa, 12 objekte me nga dy banesa, 47 objekte me nga një banesë dhe 70 objekte tjera po ashtu me nga një banesë, por më të vogla. Kompleksi do të ketë edhe objekte përcjellëse, ndër të tjera edhe kishën.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.