×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Kroaci, arrestime dhe hetime të biznesmenëve e politikanëve, tre deputetëve parlamenti ua heq imunitetin

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Kroacia është në këmbë nga ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin. Që nga pasdita e djeshme janë kryer disa arrestime dhe kanë filluar hetime ndaj zyrtarëve të lartë shtetëtorë dhe biznesmenëve të njohur atje.

    Politikanë të lidhur me pushtetin dyshohet se janë të përfshirë në krime ekonomike, tendere, ndërtime, tregti dhe marrje ryshfeti. Për këtë, sot në mëngjes është mbledhur parlamenti kroat.

    Kryetari i Komunës Velika Gorica që është deputet i partisë HDZ (Parti në pushtet) Drazhen Barishiç, dhe deputeti i partisë tjetër SDP Vinko Grgiç kryetar i Komunës së Nova Gradishta janë të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive të manipulimit me tenderë publikë.

    Parlamenti ua ka hequr imuntetetin tre politikanëve,Barisic, Grgic dhe Puljasic, shkruan Indeksonline.

    Njëri është anëtar i partisë HDZ, ndërsa tjetri i SDP. Me këtë veprim ka ndodhur edhe një precedent në parlament ngase kurrë nuk ka ndodhur që imuniteti i tre deputetëve të hiqet brenda një ditë.

    Pas heqjes së imunitetit, pritet arrestimi i tyre gjatë ditës së sotme. Imuniteti parlamentar i Barisiq është hequr me 121 vota pro dhe një abstenim, ndërsa i Grgic dhe Puljasic me 123 vota pro dhe dy abstenime./Indeksonline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.