×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Hagë do të nisë apeli i Mlladiqit për burgim të përjetshëm

    FrontOnline
    25 Gusht 2020
    Gjyqtarët ndërkombëtarë në Hagë pritet të nisin të martën seancën për apelin e komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, kundër dënimit për burgim të përjetshëm për gjenocidin e kryer në masakrën e Srebrenicës dhe për krime tjera.

    Seanca dyditore është shtyrë disa herë, pasi 78-vjeçari, ish-gjeneral, ka pasur probleme shëndetësore dhe më vonë shtyrjen e ka nxitur situata me pandeminë e koronavirusit.

    Mlladiqi, i konsideruar si Kasapi i Bosnjës, është dënuar me burgim të përjetshëm më 2017 për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe për rolin e tij në luftën civile në Bosnjë në vitet 1990.

    Aty përfshihet gjenocidi i kryer nga forcat e tij të serbëve të Bosnjës në një qytezë të Bosnje-Hercegovinës, Srebrenicë, në mesin e vitit 1995.

    Kjo ngjarje përbën vrasjet masive më të rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, meqë aty janë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë, përcjell rel.

    Mbrojtja do të flasë e para në Tribunalin që merret me rastet e gjykatave që nuk ekzistojnë më për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën.

    Më pas do të flasë prokurori.

    Mlladiqi do të lejohet t’i drejtohet gjykatës për 10 minuta më 26 gusht.

    Ende nuk është bërë e qartë nëse ai do të jetë i pranishëm në sallë apo do të flasë përmes video-linkut, nga qendra e ndalimit në qytetin holandez, Scheveningen.

    Mlladiqi ishte larguar nga salla e gjyqit më 2017, pasi pati akuzuar gjyqtarët për gënjeshtra.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.