×
  • Lajme
  • Lajme

    Në fundjavë mot jostabil, diell dhe vransira

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Pas motit më të ngrohtë dhe më stabil që mbretëroj ditën e sotme, në ditët e fundjavës, depërtimi i turbullirave nga Atlantiku me masa më të freskët ajrore, do të sjellin sërish kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima. Ndërsa, temperaturat, nga dita e diel do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare.

    Ditëve të para të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Vende-vende ka mundësi që reshjet të jenë më intenzive, e ditën e martë të shoqëruara edhe me bubullima. Të mërkurën reshjet pritet të pushojnë.

    20.06 – Pjesërisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten rrebeshe të shpërndara shiu dhe bubullima.
    21.06 – Në mëngjes pjesërisht vranët, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën dhe në mbrëmje kryesisht me vransira, rrebeshe shiu dhe bubullima.
    22.06 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.
    23.06 – Kryesisht vranët, herë herë me shi. Pasdite mundësi edhe për bubullima.
    24.06 – Herët në mëngjes riga lokale shiu. Gjatë ditës vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.

    Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri 14C, ndërsa maksimalet do të pësojnë rënie nga 24C, të shtunën, në 20C deri 22C, nga dita e diel.
    Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 4-10m/s, me hove deri në 12m/s.
    Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e nga dita e martë me tendencë të rritjes mbi këto vlera.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sijarinës lidhur me rastin e tentim vrasjes...
    Lajme24 Korrik 2025
    Komuna e Prishtinës ka thënë se është krijuar “alarm i panevojshëm” mbi cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë meqë mostrat ende...
    Lajme24 Korrik 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjithë konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës...
    Të tjera
    Opinione24 Korrik 2025
    Shkruan: Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta....
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar deputetët e VV-së po e arsyetojnë dhunën që dikur e kanë bërë në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar sot kandidaturat për komunat e Lipjanit dhe Shtimes në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen...
    Lajme24 Korrik 2025
    Fatmir Limaj për Front Online ka sqaruar se nuk ka ende një takim të përcaktuar me kryeministrin Albin Kurti “Nuk kemi takim...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Mediat lokale në Mal të Zi raportojnë se një 34-vjeçar ka vrarë vajzën e tij dyvjeçare mbrëmë në qytetin Golija. Sipas raportimeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.