×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ndiheni të lodhur? Vitamina që ju jep energji!

    FrontOnline
    30 Korrik 2023

    Përditshmëria ka shumë kërkesa, prandaj ndjenja e lodhjes tashmë është një fenomen shumë i zakonshëm.

    Megjithatë, përveç faktorëve të jashtëm që na bëjnë të lodhemi, ndjesia e vazhdueshme e humbjes së energjisë mund të jetë edhe për shkak të mungesës së një vitamine të rëndësishme për organizmin.

    Arsyeja është mungesa e vitaminës B12, një vitaminë që trupi nuk është në gjendje ta prodhojë vetë, por marrja e saj është e nevojshme, pasi kryen një sërë funksionesh të rëndësishme në trup. Ajo ndihmon që energjia që përmban ushqimi të çlirohet, mban sistemin nervor të shëndetshëm dhe kontribuon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen në të gjithë trupin.

    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, mungesa e B12 mund të shkaktojë zbehje, plagë dhe skuqje në gjuhë, nervozizëm, depresion, dëmtim të shikimit, ulcera në gojë etj.

    Prandaj, është e rëndësishme të njihni ushqimet që janë burime të pasura të vitaminës B12 në mënyrë që t’i përfshini ato në dietën tuaj të përditshme. Duhet të theksohet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka vendosur një dozë ditore të rekomanduar prej 2.4 mg për burrat dhe gratë, me përjashtim të atyre që janë shtatzënë ose ushqejnë me gji.

    7 ushqimet më të pasura me B12: mish viçi, 2 vezë, salmoni, qumështi, majaja ushqyese që mund ta përfshini në sallata, rizoto, smothie, ushqimet që përfshijnë përbërës të tjerë të rëndësishëm, si hekuri, vitamina D dhe vitamina C.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Vip11 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë diskutuar për çmimin e madh. “Veç ishalla edhe ti je, edhe ti po kam qef. Nëse e fiton...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Drenusha ka thënë se gjatë momentin kur Sarës po i shfaqej rrëfimi i saj,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.