Të enjten rreth orës 20:00, është raportuar se një person derisa po drejtonte veturën e tij, dyshohet se kishte goditur një këmbësor, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, nga këto lëndime viktima ka ndërruar jetë.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por pastaj ishte lajmëruar në Polici. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”.