×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen 160 mijë euro për trajtimin e foshnjës pesëmuajshe nga Drenasi, nevojiten edhe 40 mijë

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka njoftuar se ka ndarë 160 mijë euro për trajtimin e Lorik Fazliut nga Drenasi, i cili është diagnostifikuar me leukemi akute, raporton Express.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, FSSH’ja ka bërë me dije se ai do të trajtohet në Turqi.

    Për trajtimin e tij, nevojiten edhe 40 mijë euro.

    “Më konkretisht, më 7 shkurt të këtij viti Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, mbi bazën e profaturave e lëshuara nga institucioni shëndetësor përkatës, ka miratuar shumën e kërkuar prej 120,000 Eurosh në favor të aplikuesit. Për të njëjtin rast, më 15 maj 2020, familjarët i janë drejtuar Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me një kërkesë të dytë për mbështetje financiare në vlerën 80.000 Euro, me ç’rast FSSH ka miratuar zotimin e pjesshëm të vlerës së kërkuar, më saktësisht 40.000 Euro”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Prishtinë, 11 qershor 2020 – Në përgjigje të interesimit të mediave për rastin e foshnjës 5-mujashe, L.F., të diagnostikuar me Leukemi Akute, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) njofton se familjarët e pacientit në dy raste kanë aplikuar për mbështetje financiare në institucionin në kuadër të programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore. Në të dyja rastet kërkesa e aplikuesit është shqyrtuar pozitivisht në një shumë të përgjithshme prej 160.000 Eurosh për trajtim në institutin shëndetësor në Gazi Osman Pasa, në Stamboll (Turqi).

    Më konkretisht, më 7 shkurt të këtij viti Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, mbi bazën e profaturave e lëshuara nga institucioni shëndetësor përkatës, ka miratuar shumën e kërkuar prej 120,000 Eurosh në favor të aplikuesit. Për të njëjtin rast, më 15 maj 2020, familjarët i janë drejtuar Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me një kërkesë të dytë për mbështetje financiare në vlerën 80.000 Euro, me ç’rast FSSH ka miratuar zotimin e pjesshëm të vlerës së kërkuar, më saktësisht 40.000 Euro.

    Miratimi i shumës së pjesshme për rastin në fjalë është kushtëzuar nga dispozitat e Udhëzimit Administrativ 03/2017 për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, i cili kufizon mbështetjen vjetore maksimale për një rast të vetëm në 160.000 Euro. Thënë këtë, pjesa e pambuluar e kërkesës së aplikuesit për mbështetje financiare është 40.000 Euro.

    Fletëzotimet e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për mbulimin e shpenzimeve të këtij rasti janë lëshuar në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2017 për Trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike. Për shumën përfundimtare të trajtimit, po në mbështetje të këtij Udhëzimi vendos Bordi Ekzekutiv i Fondit bazuar në raportin përfundimtar mjekësor dhe financiar të lëshuar nga institucioni hospitalizues.

    Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucionin i pavarur publik me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta që, në emër të të siguruarve, të administrojë me mjetet financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.