×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO vlerëson mundësinë për ta transformuar bazën detare të Pashalimanit në Vlorë

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    NATO është duke shqyrtuar mundësitë për ta transformuar bazën detare të Pashalimanit në Vlorë në një projekt model të saj. Ky fakt është zbuluar nga ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila bashkë me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e kanë vizituar këtë bazë.

    Ministrja Xhaçka deklaroi me këtë rast se Shqipëria bashkë me SHBA-në nuk ndajnë vetëm misione të rëndësishme operacionale, por edhe qëllime për modernizimin e Forcave të Armatosura (FA) të Shqipërisë.

    “Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, zhvilluam një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësojmë mundësinë e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s. Me pas, një udhëtim i shkurtër në Gjirin e Vlorës u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje, duke shpëtuar me qindra emigrantë. Me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndajmë jo vetëm misione të rëndësishme në teatrot operacionalë, por edhe qëllimin e përbashkët për modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, deklaron ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

    Në tetor të vitit të shkuar, ministrja Olta Xhaçka i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Evropën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, duke ia parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO. Ministrja Xhaçka u ka bërë të ditur drejtuesve të NATO-s se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO, atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t’iu përgjigjur sfidave të emigracionit, apo sigurisë nga kërcënimet.

    E, në një përgjigje të kësaj kërkese, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi nga Brukseli se ekspertët e Aleancës po e vlerësojnë dhe do ta marrin në konsideratë një gjë të tillë. “Autoritetet ushtarake të NATO-s janë duke punuar ngushtë me autoritetet ushtarake shqiptare për të përcaktuar mënyrën më të mirë se si baza detare e Pashalimanit mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të NATO-s”, konfirmoi një zëdhënës i Aleancës në Bruksel.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Rasti i raportuar si rrëmbim, i cili ishte denoncuar më 21 maj 2025 rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë...
    Lajme22 Maj 2025
    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të një gruaje 40-vjeçare në një objekt në ndërtim e...
    Lajme22 Maj 2025
    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.