×
  • Lajme
  • Lajme

    Nasim Haradinaj:Nuk ia japim dosjet Speciales pa praninë e gjykatave tona ose policisë tonë

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Nënkryetari i OVL-së së UCK-së, Naim Haradinaj, ka thënë se mbrëmë sekretari i kësaj organizate Faton Klinkau është kontaktuar nga zyrtarë të Gjykatës Speciale ku i është kërkuar dorëzimi i dosjeve të reja që kanë shkuar në zyrat e tyre.

    Por ai sot para medieve ka thënë se nuk do t’ua dorëzojnë këtë material, për dallim nga hera e parë.

    “Këtë gjykatë nuk e njohim, është e skaduar, e dalur afati, e bërë bajat. Është me helme të njerëzve të aparatit të Millosheviqit. Nuk i japim dosjet pa praninë e gjykatave tona ose policisë tonë dhe autorizimin e tyre”, është shprehur Haradinaj.

    “Ata po dëshmojnë që kanë punuar ngusht me njerëzit që kanë kryer dhunë, vrasje, plaçkitje, gjenocid. Ne jemi për zbardhjen e krimeve, por të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë. Jemi organizatë i kemi do dosje, dosjet tona nuk mund të dalin pa dashur personeli ynë. Kanë dalë dosje prej Tribunalit, ka letërkëmbime, e kanë kaluar edhe normalen e juridiksionit. Për ne është absurde, por edhe faqezinjtë që kanë votuar…”.

    “Nëse nuk duan dhunë (zyrtarët e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara) nuk kanë nevojë të vinë këtu. Ai (personi që sjell dosjet) ka thënë sjelli prapë, e ishalla sjell. Ky lloj materiali që po vjen është i mirëseardhur se po e dëshmon atë që e kemi thënë. Ndërkombëtarët, jo të gjithë na e duan të mirën. Këto informacione po rrjedhin si pasojë e dy prokurorëve amerikanë që kanë dhënë dorëheqje pasi e kanë parë se kanë rënë në karremin shtetëror”.

    Haradinaj ka thënë se kanë diktuar se janë duke u përgjuar si organizatë kohët e fundit.

    “Po përgjohemi edhe mënyra e përgjimit si e bëjnë është amatore. Nuk ka nevojë të përgjohemi krejt tregojmë…”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.