×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nancy Pelosi e përkrah zyrtarisht Joe Biden-in për president të ShBA-së

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, i ka dhënë zyrtarisht përkrahje kandidatit të Partisë Demokratike për president të ardhshëm të ShBA-së dhe ish-nënpresidentit të këtij shteti, Joe Biden, për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    Ajo theksoi se Biden-i mund ta ndihmojë vendin që të dalë nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi. “Në kohën kur po përballemi me koronavirusin, Joe ka qenë një zë i arsyes dhe i rikthimit, me një rrugë të qartë për të na nxjerrë nga kjo krizë”, tha Pelosi përmes një videoje.

    Demokratja e Kalifornisë gjithashtu e përmendi përvojën e Biden-it për miratimin e Aktit për Kujdes të Përballueshëm dhe për zbatimin e Aktit Amerikan për Rimëkëmbje dhe Riinvesitme, shkruan “NeW York Post”.

    Përkrahja e Pelosi-t për Biden-in erdhi pasi një gjë të tillë më parë e bënë edhe ish-presidenti Barack Obama, senatori Bernie Sanders dhe senatorja Elizabeth Warren.

    “Jam krenare që po e përkrah Joe Biden-in për president – një lider që është personifikim i shpresës dhe guximit, vlerave, autenticitetit dhe ndershmërisë”, tha Pelosi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.