×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagip Arifi merrë mandatin e katërt të kryetarit të Komunës së Bujanocit

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Nagip Arifi ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit.

    Ai në konferencën për media tha  se ishte një akt solemn i pranim-dorëzimit të detyrës nga ish kryetari i komunës, Shaip Kamberi dhe ka marrë dokumentin për gjendjen financiare që sipas tij është katastrofale.

    “Që nga viti 2020 kur kanë ardhur shqiptarët në pushtet gjendja e komunës është për tu vajtuar dhe vetëm sot komuna është në bllokadë 4.554 mijë dinarë”, theksoi Arifi, shkruan Titulli.com.

    Ai tha se punëtorët e administratës komunale që nga nesër do të duhet të fillojnë punën nga ora 7 e mëngjesit dhe se bashkëpunim me shefin e administratës do të punojnë në përmirësimin e gjendjes.

    “Dita e parë, mandati i katërt, kryetar i zgjedhur nga 25 këshilltarë që përfaqësojnë rreth 13.000 votues shqiptarë”, shkroi Arifi në profilin e tij në facebook menjëherë pas marrjes së detyrës në zyrën e kryetarit.

    Nagip Arifi është zgjedhur kryetar i komunës së Bujanocit me një koalicion të partive politike shqiptare PD-PVD-LPD dhe APN, të cilët në zgjedhjet lokale më 21 qershor fituan së bashku 25 këshilltarë në kuvendin komunal prej 41 sa ka gjithsejtë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.